Nëse e keni këtë tipar në fytyrë, me siguri jeni narcisist

schedule15:23 - 17 Mars, 2022

schedule 15:23 - 17 Mars, 2022

Shumë herë e kemi të vështirë të njohim një narcisist. Por nëse shikojmë fytyrat e tyre, gjërat bëhen shumë më të lehta. Sipas psikologëve, një veçori e caktuar dëshmon më shumë sesa besojmë.

Hulumtimet e reja tregojnë se njerëzit me vetulla të forta dhe të trasha kanë më shumë gjasa të shfaqin sjellje narcisiste. Ekspertët u kërkuan qindra pjesëmarrësve të shikonin fotot e njerëzve të diagnostikuar me narcisizëm dhe u kërkuan që t’i identifikonin.

Sa më intensive të ishin vetullat, aq më e madhe ishte shkalla e narcisizmit, ndërkohë që parashikimet e pjesëmarrësve rezultuan të sakta.

“Aftësia për të njohur karakteristikat e errëta të sjelljes pa e njohur më thellë individin është jashtëzakonisht e rëndësishme për të shmangur shfrytëzimin dhe manipulimin e njerëzve”, thanë autorët e studimit, i cili u publikua në PsyBlog.

“Për fat të mirë, njerëzit mund të gjykojnë me të drejtë narcizmin e të tjerëve bazuar në mënyrën se si sillen, çfarë thonë, çfarë veshin dhe si duken”.

Kështu që herën tjetër që takojmë dikë, ne e dimë se ku të përqendrohemi./abcnews.al