Keni dëgjuar ndonjëherë kur keni udhëtuar me aeroplan të thërritet emri Jim Wilson. Nëse po ju keni udhëtuar me një person të vdekur.
Aeroplanët transportojnë miliona udhëtarë në mbarë botën çdo vit, por gjithashtu ata bartin edhe mijëra udhëtarë të vdekur. Rreth 50,000 trupa të vdekur transportohen me aeroplan çdo vit pasi njerëzit shpesh vdesin larg shtëpisë dhe duhet të transportohen drejt familjeve të tyre, për shërbimet e varrimit.
Dhe sigurish ju nuk do ndiheshit aspak mirë nëse do e dinit që në të njëjtin aeroplan me ju po udhëton dhe një i vdekur.
Për këtë arsye ato përdorin nofka. Këto nofka lejon shërbimet e transportit ose sipërmarrësit të thërrasin për një trup të vdekur pa i vërejtur askush, por ka dhe kompani të tjera që përdorin shkurtimin HR, Human Remains (mbetjet njerëzore).
Kështu që herës tjetër jini të vëmendshëm.