Nervozizmi i klientit rumun “i bën gropën” shqiptarit që shiste “të bardhë” në Itali

schedule17:11 - 8 Shtator, 2022

schedule 17:11 - 8 Shtator, 2022

Një 37-vjeçar shqiptar me banim në Livorno është arrestuar nga karabinierët pasi akuzohet për trafik droge.

Karabinierët gjatë një kontrolli rutinë në qendër të qytetit kanë vënë re një burrë, i identifikuar si një 50-vjeçar me origjinë rumune, që po priste i nervozuar në periferi, në një cep të errët të piazza della Repubblica në kryqëzimin me via De Larderel.

Kjo tërhoqi vëmendjen e karabinierëve të cilët vendosën të vëzhgonin burrin.

Pas pak minutash mbërriti shqiptari 37-vjeçar dhe menjëherë shkëmbyen diçka me njëri-tjetrin.

Karabinierët i ndaluan të dy burrat dhe 50-vjeçarit rumun i gjetën në xhep 1 gram kokainë, ndërsa shqiptarit një kartëmonedhë 50 euro.

37-vjeçari i është nënshtruar menjëherë kontrollit në shtëpi ku iu gjetën më shumë se 500 gramë hashash, i ndarë në blloqe, rreth 56 gramë kokainë dhe 660 euro cash, ndoshta të ardhura nga shitja.

Shqiptari u arrestua pasi u kap në flagrancë me akuzën e trafikut të lëndëve narkotike.

Ndërsa 50-vjeçari rumun u procedua në gjendje të lirë./Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!