Politikani Neritan Ceka i ftuar në “Provokacija” ka komentuar përgjimet e fundit të publikuara nga “Bild” ku në njërin prej tyre del edhe Kryeministri Rama duke folur në telefon me Arben Keshin, teksa e pyet për rezultate zgjedhoret të vitit 2017.
Ceka tha se Rama shkoi në Peshkopi me një bandë për të fituar zgjedhjet. Sipas tij ai nuk kishte pse ta bënte këtë sepse nuk ishte në opozitë. Më tej duke folur për raportet e tij me Kryeministrin, Ceka tregon se si i ka shpëtuar 230 mln lekë, ku sipas tij do ia rrëmbente një ministre, të cilën Rama e ka shkarkuar nga detyra.
“A është e barabartë pas 30 viteve Shqipëria me Evropën? Mund ta themi që është një vend evropian? Po me këtë Shqipëri do ti hapim negociata? Kur ministri i Kryeministrit shkon në Peshkopi një bandë. Mirë po ti je në pushtët, do ta kuptoja po të ishe në opozitë nga e keqja, megjithëse nuk pranohet. E mira është që të mos mbledhin rrugaçë, por ata që janë gati të vdesin për liri, jo për para. Ai shkon me një bandë. Po ky e bëri shtetin? A tha që do të bëjmë shtet? A tha që do vijmë të bëjmë shtet kur erdhi në pushtet? A ja dhënë votat? Unë nuk i kam dhënë votë këtij sepse e njoh se kush është. E kam njohur shumë kohë më parë. Nuk ka rëndësi që t’i bëj biografinë dhe kam disa raporte mirë- keq. E kam ndihmuar para ca kohësh. Kam raporte shkrij-ngrij, e mban mënd atë lojën. Nuk ka qenë gjithmonë ky që është sot, por edhe tani nuk është gjithmonë i njëjti. Unë kam pasur një raport ngrij-shkrij dhe tani jam ngrij sepse kam dalë nga filxhani i nxehtë i Monikës, më ka ngrirë. Por para ca kohë i kam shpëtuar 230 mijë dollarë, 230 mln lekë, që donte t’ia rrëmbente njëra nga ato biondet ministre që ky e hoqi pastaj. Ia shpëtova sepse kishte për t’ia përlarë. Si shpërblim më dërgoi një shishe me verë. Nuk e kam më dhe as shishen nuk e ruajta si kujtim. Por ishte verë e mirë për të thënë të vërtetën në atë kohë ishin në periudhën e “shkrirjes” dhe i kam dhënë edhe disa këshilla. Edhe në këtë rast këshilla ime është që nëse do të bësh shtet dhe ke shansin e fundit që ta ka dhënë Presidenti që ti e konsideron armik dhe në këtë rast është miku jot dhe të thotë ulu dhe bëj projektin e një shteti të mirëfilltë, ku votat nuk do t’i numërojmë më anëtarët e partive ku duhet t’i numëroj qytetarët. Kjo është një nga arsyet e degjenerim dhe fushatat elektorale nuk do të transmetohen më në televizion, por vetëm debatet si në të gjitha vendet e qytetëruara”./abcnews.al