Neritan Ceka: Gafë e imja, dorëheqja te Ramiz Alia në 1991

schedule23:14 - 7 Dhjetor, 2020

schedule 23:14 - 7 Dhjetor, 2020

30 vite nga Lëvizja Studentore e Dhjetorit ku u rrëzua komunizmi është koha për një reflektim për vendimet që janë marrë ndër vite dhe çfarë mund të ishte bërë më mirë. Mbrëmjen e sotme në emisionin “Log” në “ABC” të drejtuar nga Endri Xhafo, Neritan Ceka, që ka mbajtur disa poste të rëndësishme ka një peng.

Në vitin 1991 ish-nënkryetari i PD, Neritan Ceka akuzoi kryetarin e partisë së tij Sali Berishën se përdori metoda antidemokratike për rrëzimin e qeverisë së stabilitetit që kryesohej nga Ylli Bufi. Asokohe Berisha shkoi me Cekën te Ramiz Alia, por kur ish-kreu i PAD-së filloi të lexonte këtë deklaratë, ish-kryeministri u ngrit dhe doli nga zyra e liderit të fundit komunist. Një veprim të tillë, Ceka tashmë shumë vite më pas e cilësoi si një gafë.

Unë do të them edhe njëherë, që të jemi të qartë historikisht, është një lloj vetëdjegie. Ajo që bëra unë, po të kisha përvojën e tanishme, ose që fitova, nuk do ta kisha bërë në asnjë mënyrë, ishte një, nuk do ta quaja gafë,  por në atë historinë e idealizmit tonë, ishte emocionale, ishte një hap i gabuar. Edhe largimi i mocionistëve nuk ka qenë shumë, pavarësisht gjendjes që u krijua në PD.

Por asnjëherë deri në atë kohë, largimi im i dha një shans kësaj rryme që nuk ekziston më në PD. Ishte ajo bërthama e fortë irracionale, që rrinte te oborri, kur ishte punët mirë dhe zhdukeshin nga oborri, nuk kam parë asnjë prej tyre në shkurtin e ashpër, u zhdukën  të gjithë ata trima, por ishin baza e ekstremizmit të PD-së dhe largimi edhe i mocionistëve i dha mundësinë gjithë asaj katastrofe që ndodhi në 26 maj PD-së” tha Ceka.

Neritan Ceka deklaroi dorëheqjen duke premtuar se do të largohej përfundimisht nga politika, por në fakt e kundërta ndodhi, pasi u kthye pak muaj më pas në krye të një partie të re, PAD, duke qëndruar aktiv në politikë 20 vitet që pasuan./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!