“Neres do ikë. Onana? Më mirë të shitet”, Overmars njofton dy largime nga Ajax

schedule14:17 - 29 Gusht, 2021

schedule 14:17 - 29 Gusht, 2021

Ajaxi që shkëlqeu në vitin 2019 është drejt shpërbërjes. Pasi janë larguar një pjesë e yjeve të atij sezoni, dy të tjerë janë drejt ikjes. Këtë e tregon edhet vetë drejtori Marc Overmars.

Ai shprehet se Neres me shumë mundësi do të largohet dhe në lidhje me Onanan, i cili nuk dëshiron të rinovojë, do ishte mirë të largohet sepse ndryshe do duhet të qëndrojë në tribuna dhe jo në fushë. Lyoni është më pranë tij.

“Tregu është ende i hapur edhe për dy ditë të tjera, gjithçka mund të ndodhë. Ka shumë interes për disa lojtarë. Ka shumë pak shanse që David Neres të qëndrojë te ne.

Me Onanan do ishte mirë të largohet për të dyja palët. Nëse qëndron, e kemi parasysh sesi do e zgjidhim situatën”, tha Overmars. /abcnews.al