“Nëpër Gjurmët e Tasos” në COD/ Anastas Kostandini ndan detajet nga ekspozita në Kryeministri: E hapur deri më 3 tetor

schedule09:30 - 11 Shtator, 2024

schedule 09:30 - 11 Shtator, 2024

Ekspozita “Nëpër gjurmët e Tasos”, ku imagjinata ndërthuret me realitetin, u çel në Qendrën për Hapje dhe Dialog (COD) në Kryeministri.

Kjo ekspozitë që na fton të eksplorojmë sfera të njohura dhe fantastike të artistit Anastas Kostandinit i njohur edhe me emrin Taso, do të qëndrojë e hapur deri më 3 tetor.

I ftuar në “ABC e Mëngjesit”, ai ka folur për ekspozitën dhe pikturat e tij, që përfshijnë një gamë të gjerë peizazhesh, portretesh dhe kompozimesh që përshkruajnë jetën e përditshme dhe natyrën e Pogradecit.

“Unë jam piktor dhe ata kanë qene shkrimtar, por ata kanë një ndikim shumë të madh te unë. Ekspozitat e mia kanë një dimension tjetër të mënyrës si shikohet imazhi. Duke jetuar në një vend periferik dhe duke dashur të kap kuotën artistike, kam bërë shumë eksperimente.

Së fundmi, ekspozita ime ka një karakter dhe kuratori Rubin Kadiu është krijuar shumë bashkëpunues me mua, edhe pse është i ri”, u shpreh Taso.

Ndërsa, drejtoresha e COD, Jetona Koçibelli ka thënë ndër të tjera:

 “Taso është një ndër artistët më të mirë që ne kemi. Taso është një njeri i Pogradecit dhe i një qyteti të mrekullueshëm që ka Lasgush Poradecit dhe Kutelit, të cilët i ka pikturuar. Do të ishte mirë që të gjithë brezat ta njihnin atë. Taso ka patjetër shumë veçanti”./abcnews.al