Pesë alpinistë rusë kanë vdekur, pasi kanë rënë, ndërsa po ngjiteshin në majën e malit Dhaulagiri në Nepal.
Siç raporton raportojnë mediat e huaja, alpinistët u zhdukën më 6 tetor teksa po përpiqeshin të ngjiteshin në majën e malit 8167 metra Dhaulagiri në Nepal.
Trupat u gjetën në një lartësi prej 7100 metrash nga një helikopter shpëtimi, tha kreu i ekspeditës alpinistike.
Federata Ruse e Alpinizmit tha se udhëtimi ishte organizuar nga një organizatë private.
Alpinistët, të cilët ishin me përvojë, ishin nisur për në Nepal në fillim të shtatorit, por fatkeqësisht nuk ia dolën.
/abcnews.al/