Neo nazistët e PAOK-ut, shqiptari i arrestuar për vrasjen në Selanik, pjestar i grupit që rrahën kryebashkiakun: Mbrëmë vranë tifozin e Arisit

schedule12:50 - 3 Shkurt, 2022

schedule 12:50 - 3 Shkurt, 2022

Vrasja e 19-vjeçarit grek Alkis Kampanos nga tre huliganë gjatë një përplasjeje fizike mes tyre pak kilometra larg stadiumit të Selanikut ka shkaktuar një reagim të fortë në mediat greke.

Policia ka arrestuar tashmë një 23-vjeçar me origjinë nga Shqipëria për vrasjen në fjalë, ndërsa janë shpallur në kërkim edhe dy persona të tjerë. Të tre ata akuzohet se vranë me thika 19-vjeçarin grek që ishte fans i Arisit të Selanikut.

Lexo edhe: Momenti i vrasjes së 19 vjeçarit grek, shqiptari i arrestuar mohon akuzat

I riu shqiptar u dërgua sot në gjykatë duke marrë masën e sigurisë “arrest me burg”, ndërsa dy të tjerët janë identifikuar dhe policia po kërkon për ta.

Ai u paraqit në gjykatë me fytyrën e mbuluar me kapuçin e xhupit, ndërsa i gjithë kalimi u shoqërua me fyerje dhe sharje nga të pranishmit.

Mediat greke bëjnë me dije se shqiptari i arrestuar ishte pjesë e disa grupeve ekstremiste të djathta në Greqi, të cilët konfliktoheshin vazhdimisht me grupe të tjera tifozësh duke përdorur edhe thike dhe armë të tjera të ftohta gjatë sulmeve.

Lexo edhe: Futet me anti-plumb, vrasësit shqiptar i “sulet” turma e zemëruar para gjyqit

Policia dyshon se grupi i huliganëve ku bën pjesë shqiptari janë një fraksion “neo nazist” i tifozerisë së PAOK-ut dhe kanë dalë jashtë kontrollit edhe të grupeve zyrtare të tifozëve.

Ata njihen si “Bicepsat e Veriut” dhe kanë sulmuar edhe më herët grupe të tjera tifozësh kundërhtarë të PAOK-ut. Sipas mediave greke, grupi në fjalë nuk njeh as tifozët zyrtarë të PAOK-it të quajtur “Hyrja 4”, duke u akuzuar këta të fundit për tradhti.

Ngjarja më e bujshme e grupit ku bën pjesë shqiptari është rrahja në publik e ish-kryebashkiakut të Selanikut, Giannis Boutaris. /abcnews.al