Nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi mes Bankës së Shqipërisë dhe Bankës Qendrore të Turqisë

schedule17:09 - 6 Nëntor, 2017

schedule 17:09 - 6 Nëntor, 2017

Globalizimi i ekononomisë ka ndikuar në vende si Shqipëria e Turqia në zhvillimin e tyre, por edhe në ekspozimin e krizave. Bankat qendore të dy vendeve kanë vendosur të rrisin bashkëpunimin mes tyre për t’u përballur më mirë me situata të ndryshme ekonomike, por edhe për të rritur bashkëpunimin ekonomik të dy vendeve. Guvernatori Gent Sejko priti në një takim guvernatorin e Bankës Qendrore të Turqisë. Ata nënshkuan një marrëveshje bashkëpunimi, me të cilën dy bankat kërkojnë të trajtojnë më mirë sfidat e përbashkëta financiare./abcnews.al