Nënshkruhet marrëveshja për partneritet 100-vjeçar mes Britanisë dhe Ukrainës

schedule15:48 - 16 Janar, 2025

schedule 15:48 - 16 Janar, 2025

Kryeministri britanik Keir Starmer dhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky nënshkruan një marrëveshje partneriteti 100-vjeçare mes dy vendeve, me qëllim thellimin e lidhjeve të sigurisë dhe forcimin e marrëdhënieve.

Sot është një ditë vërtet historike, marrëdhëniet tona janë më të forta se kurrë”, tha Zelensky pas nënshkrimit të marrëveshjes, raporton Reuters.

Starmer mbërriti në Kiev më herët sot, ku u takua me Zelensky.

Marrëveshja e “partneritetit 100-vjeçar” mbulon fusha të shumta duke përfshirë mbrojtjen, shkencën, energjinë dhe tregtinë.

Vizita e paparalajmëruar e Starmer është udhëtimi i tij i parë në Ukrainë që nga marrja e detyrës në korrik.

Ai e vizitoi vendin në vitin 2023 kur ishte lider i opozitës dhe ka folur dy herë me Zelensky në Londër që kur u bë kryeministër./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!