Nënshkruhet marrëveshja mes Kosovës dhe Danimarkës për 300 qelitë me qira

schedule15:36 - 20 Dhjetor, 2021

schedule 15:36 - 20 Dhjetor, 2021

Në objektin e qeverisë së Kosovës, është nënshkruar marrëveshja për 300 qelitë me qira që Kosova do t’ia lëshoj Danimarkës.

Qendra Korrektuese në Gjilan planifikohet t’u jepet me qira danezëve, duke qenë se zyrtarë të lartë të institucioneve korrektuese të Danimarkës në tetor të 2020-s kishin vizituar Shërbimin Korrektues të Kosovës dhe kjo qendër korrektuese ishte preferuar nga ta.

Marrëveshja është për të burgosurit me 10 vite dënim nga gjykatat në Danimarkë, në të cilën nuk përfshihen vepra të terrorizmit dhe të personave me probleme mendore. Pas nënshkrimit pritet që marrëveshja të ratifikohet në Kuvendin e Kosovës, si edhe të gjitha marrëveshjet ndërkombëtare.

Ky projekt synon të lehtësojë mbipopullimin e burgjeve në Danimarkë dhe të jap mundësi që burgjet atje të zgjerohen me 326 vende gjatë periudhës kohore 2022 dhe 2025. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!