Kryeministri italiane Giorgia Meloni në përfundim të nënshkrimit të marrëveshjeve me qeverinë shqiptare, ka zhvilluar një konferencën të përbashkët me kryeministri Edi Rama.
‘Italia është partneri i parë tregtar i Shqipërisë’,- tha ajo, ndërsa nënvizoi se është me rëndësi që marrëdhëniet të vendosen në një plan më të thellë.
“Jam shumë e kënaqur jam e kënaqur që mikpres në Romë mikun tim Edi Rama, Ministra që erdhën këtu për herë të parë. Marrëdhëniet tona mund të them që mund të quhen historike, Jo vetëm për faktin se është hera e parë që takohen në një format të këtij lloji, por edhe për cilësinë e marrëveshjeve që u nënshkruan. Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Italisë i kanë rrënjët shumë thellë dhe shkojnë përtej interesave reciprokë. Kemi lënë një tjetër takim, atë të vendosjes së krijimit të një forumi, që përfaqësojnë sistemin prodhues”, tha Meloni.

