Prej javësh, mediat që ndjekin lajmet e Barcelonës raportojnë për një interes në rritje të skuadrës katalanase për italo-brazilianin Jorginho.
Mesfushori është tërheqës për talentin e tij, përvojën e grumbulluar dhe veçanërisht për faktin se kontrata e tij me Chelsea përfundon më 30 qershor.
Logjikisht, katalanasit nuk janë të vetmit që kanë filluar të bëjnë një lëvizje. Sipas Sport sot, edhe një nga më të mëdhenjtë e Serisë A, Juventusi, po ndërmerr hapa më shumë se të rëndësishëm për të marrë shërbimet e tij pa pasur nevojë të paguajë asnjë euro për transferimin e tij. /G.D abcnews.al/