Nënshkrimi i marrëveshjes me Serbinë për targat, ky është momenti kur Kurti sulmohet me qershi

schedule18:52 - 24 Nëntor, 2022

schedule 18:52 - 24 Nëntor, 2022

Momenti kur PSD e gjuan Kurtin me qershi, ndërhyjnë mbrojtja e afërt e policia. Anëtarë të Partisë Socialdemokrate e kanë gjuajtur mbrëmjen së enjtes kryeministrin e Kosovës Albin Kurti me qershi.

“Sulmi” simbolik me qershi ka ndodhur para ndërtesës së qeverisë.  Pamjet tashmë i ka publikuar kryetari i kësaj partie, Dardan Molliqaj.

 “Sapo ia kthyem Kurtit qershitë e tij. Ato janë vetëm për të. Pasojat le t’i merr për vete. Kryeministër i skutave. Provoi t’i shpëtonte ballafaqimit me temën e Asociacionit, por nuk ju shpëtoi dot qershive. Ky është vetëm fillimi i organizimit e mobilizimit kundër dialogut që ka si nënshtrat Asociacionin. Segregimi etnik është i pajetueshëm dhe i papranueshëm”, ka shkruar Molliqaj në Facebook.

PSD sot ka realizuar një aksion para qeverisë (te ish-objekti i Rilindjes) pas nënshkrimit të marrëveshjes me Serbinë për targat.

“Kryeministri po i përdorë diskutimet me qytetarë si platformë për t’i ikur temës kryesore, koncesionit. Ai është i interesuar që tema e mbrëmshme të harrohet sa më shpejt, sepse prapa pranimit të djeshëm për çështjen minore, si puna e targave, fshihej çështja madhore, pranimi i Asociacionit. Ato data e afate ishin për ta ushqyer imazhin prej rezistenti, i cili i dështoi. Kryeministri i hëngri fjalët e tij. Secilën. Bash sikur fabula me qershi. E dëmin po e hajnë qytetarët e vendit, pa dallim. z. Kryeministër, qershizat janë veç për juve”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga PSD.  /abcnews.al/