Nënkryetari i talebanëve dhe kreu i komisionit ushtarak të grupit, Maulvi Mohammad Yaqub, urdhëroi luftëtarët dhe komandantët të mos hyjnë në shtëpitë e njerëzve ose të kapin pronat dhe pasuritë e tyre.
Ata që rezultojnë se nuk po i binden udhëzimeve do të konsideroheshin fajtorë për një akt revolte, siç e ka quajtur ai.
“Të nderuar Muxhahidinë, është mesazhi ynë për të gjithë ju që askush nuk lejohet të hyjë në shtëpitë e njerëzve, veçanërisht në Kabul. As juve nuk ju lejohet të kapni makina/automjete nga njerëzit, “tha nënkryetari në një mesazh audio të shpërndarë gjerësisht përmes kanaleve talebanë. g.v/abcnews.al