Nënkryetari i PR-së: Propozimi i mazhorancës ishte për mbylljen 100 % të listave, ne kemi propozime tona

schedule13:56 - 19 Shtator, 2020

schedule 13:56 - 19 Shtator, 2020

Nënkryetari i Partisë Republikane Blendi Sula nga studio e Abc News ka komentuar draftin më të fundit të propozuar nga mazhoranca një ditë më parë për ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

Sula në bisedën e tij me gazetaren Suela Demiri, ka theksuar se propozimi i një ditë më parë i qeverisë është një propozim që i mbyll jo i hap listat.

Gjithashtu ai është shprehur se ndryshimet kushtetuese u bënë në një mënyrë të papranueshme, ku dhe pse theksonin se do të hapnin listat me 100 %, propozimi i djeshëm është për lista të mbyllura 100%.

Ajo që i intereson Ramës është shtyrja e amullisë sa më shumë. Rama, Gjiknuri dhe të tjerët nga mazhoranca mund të propozojnë ç’të duan por ne nuk duhet të biem pre e këtyre dhe ti komentojmë, por duhet të bëjmë propozime tonë. Me të vërtet që duhen kuotat gjinore dhe ne jemi për këtë por e rëndësishme është që secili të konkurojë dhe të marrë vendin që i duhet, Ne kemi treguar se kemi zonja të suksesshme në politike. Komenti që ka bërë Rama apo mazhoranca për ndryshimet në kodin zgjedhor është se ne duhet të presim dhe propozimet e opozitës, dhe të vendoset ajo që propozon opozita.

Nuk është shumica Rama më që ka vetëm kartonat, por shumica jemi ne pasi njerëzit mezi po presin që të hiqet. Unë nuk mendoj se Rama dhe mazhoranca do ta bëjë këtë gabim dhe të votojë këtë draft në 30 shtator pasi në mes është dhe një tjetër ndërmjetës që është faktori ndërkombëtar. Ne duam që të kemi zgjedhje të lira dhe këtë e bëjmë për të pasur një garë jo vetëm me kundërshtarët por edhe brenda vetes”, ka thënë ai.

Ndër të tjera ai ka theksuar se opozita e bashkuar është vetëm për një qëllim të vetëm dhe ato janë zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe lista të hapura 100%.

Sula ka konfirmuar në Abc News se do të jetë kandidat në qarkun e Tiaranës në zgjedhjet e prillit të vitit 2021./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!