Nënkryetari i KQZ: Zgjedhjet e 2021 i shoh problematike për shkak të klimës politike

schedule22:23 - 28 Korrik, 2020

schedule 22:23 - 28 Korrik, 2020

Nënkryetari i Komisionit Qendror i Zgjedhjeve Denar Biba parashikoi një vit zgjedhor problematik, duke iu referuar zgjedhjeve parlamentare të vitit 2021.

I ftuar në emisionin “Provokacija”, Biba tha se degradimi ka nisur që tani, për shkak të klimës politike.

“Këtij vendi nuk i kanë menduar ndonjëherë mendjet e mençura por institucionet. Në historinë e KQZ pothuajse askush nuk e ka mbaruar mandatin dhe kjo e ka dobësuar institucionin. Në të gjithë botën perëndimore nuk ka institucione të këtij karakteri.

Në 2019 trupës së KQZ iu bashkua një kolege e re dhe i thashë Rezarta Bitri ke ardhur me këmbë të mbarë sepse do kemi zgjedhje të paqta sepse deri në atë moment gjërat po shkonin mbarë dhe ato zgjedhje përfunduan surrugato.

KQZ me përkrahjen e ndërkombëtarëve vuri para shtetin e së drejtës. Zgjedhjet e 2021 e shoh problematike pasi degradimi ka nisur që tani për shkak të klimës politike. Nëse ka klimë politike korrekte bëhen zgjedhjet edhe pa ligj fare”, u shpreh Biba.

Sa i takon reformimit të KQZ dhe komisioneve zgjedhore me ndryshimet në Kodin Zgjedhor, Biba u shpreh se numërimi kërkon një numër shumë të ulët komisionerësh në krahasim me atë që ka aktualisht.

Ndërsa ndalur te listat e hapura, ai u shpreh se ato nuk mund të qëndrojnë paralelisht me koalicionet zgjedhore.

“Numërimi kërkon një numër shumë më të vogël komisionerësh. Ne kemi një armatë prej 37 mijë komisionerësh. Të gjitha eksperiencat në vendet e qytetëruara të botës ka dy tre komisionerë, kryesisht mësues.

Listat e hapura dhe koalicionet zgjedhore mund të bëhen bashkë duke degraduar procesi. Hapja e listave e komplikon procesi. Teknikisht arrihet por është e komplikuar sa qytetarët nuk do e kuptojnë si e votuan një parti dhe fitoi një tjetër.

Koalicionet me lista të hapura janë një rrëmujë e paimagjinueshme. Pasi koalicionet nuk janë ndaluar, por janë ndryshuar”, deklaroi Biba./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!