Nënkalimet mbushen me ujë, banorët kalojnë përmes trafikndarësve

schedule14:15 - 16 Maj, 2018

schedule 14:15 - 16 Maj, 2018

Prej 15 vitesh banorët e zonës nga hyrja e autostradës Lushnje – Fier deri në vendin e quajtur Plug kalojnë përmes trafikndarësve. Kjo për shkak se dy nënkalimet gjatë gjithë vitit janë të bllokuara me ujë dhe nuk janë pastruar asnjëherë.

I duhet çdo ditë të kalojë mbi trafikndarësen e autostradës. Nënkalimi është i përmbytur nga uji. Situata është e njëjtë gjatë gjithë vitit.  Banorët të zgjedhin rrugë të ndryshme për të shkuar në tokat bujqësore ose në shtëpitë e tyre.

Me ndërtimin e “bye pass”-it Plug-Saver, në hyrje të autostradës Lushnje-Fier u ndërtuan edhe dy nënkalime, të cilat do të përdoreshin nga banorët e zonës për të kaluar në krahun tjetër të rrugës. Që nga ndërtimi i tyre 15 vjet më parë, ato gjithmonë kanë qenë të mbushura me ujë.

Edhe kalimi me kafshë, motor apo me mjete të rënda bëhet i vështirë, kur hyn në thellësinë e ujit. Në kohë reshjesh shkon deri në një metër.

Rastet e aksidenteve tragjike të këmbësorëve, kanë qenë të shumta këtu. Gjendja është shkaktuar nga bllokimi i përroit dhe kanaleve kulluese buzë rrugës. Asnjëherë nuk është ndërhyrë për pastrmin e tyre, çka sjellë që uji i përroit të dalë jashtë shtratit të tij dhe të mbushë nënkalimet. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!