Nënë për herë të tretë? Këngëtarja fotografohet me barkun e rrumbullakosur

schedule08:22 - 18 Shtator, 2020

schedule 08:22 - 18 Shtator, 2020

Këngëtarja e njohur, Pink është nënë e dy fëmijëve. Ajo ka një vajzë 9-vjeçe, të quajtur Willow Sage dhe një djalë 3-vjeçar, Jameson Moon.

Së fundmi, po përflitet se këngëtarja do të bëhet nënë për herë të tretë. Dyshimet kanë nisur nga performanca e saj në “Academy Of Country Music Awards”, ku është shfaqur me barkun e rrumbullakosur.

Ndërkohë Pink nuk ka reagur në lidhje me këto aludime dhe ende nuk dihet si qëndron e vërteta, nëse ajo është apo jo në pritje të ëmbël. l.k/abcnews.al