Moderatorja e njohur Jonida Vokshi është në pritje të fëmijës së saj të parë. Së fundmi, moderatorja ka publikuar një foto në Instagram, ndërsa shpreh ndjesinë e të bërit shopping për fëmijën që pritet të vijë në jetë.
“Në qindra e mijëra herë që kam bërë shopping për veten time, asnjëherë nuk kam përjetuar këtë ndjesi kur zgjedh gjërat e tua! Hajde, mos vono.”, shkruan Jonida në postimin e saj.
Pak kohë më parë Vokshi së bashku me bashkëshortin Besnik Krapi pranuan se janë në pritje të ëmbël të një vajze. /abcnews.al