Nënë për herë të parë, Dojna Mema falenderon mjeken e Spitalit Amerikan: Do e mbaj mend gjithë jetën

schedule09:40 - 4 Shtator, 2022

schedule 09:40 - 4 Shtator, 2022

Moderatorja shumë e dashur për publikun, Dojna Mema u bë nënë për herë të parë më 20 gusht. Ajo solli në jetë një djalë, të cilin e ka pagëzuar me emrin e veçantë Nolan Sol.

Gjatë periudhës së shtatzënisë, Dojna është ndjekur në Spitalin Amerikan dhe këtë e ka treguar vetë ajo përmes një postimi në Instagram.

Moderatorja ka ndarë disa foto, në të cilat shfaqet me mjeken që e ka ndjekur, Doktoresh Ana Sulën. Ajo e ka falenderuar, duke e konsideruar si njeriun më pozitiv që ka takuar.

“Rrugetimi i shtatzenise sime ishte nje buqete me momente emocionuese dhe njerez qe do i mbaj me vete gjithe jeten. Dr.Ana eshte mjekja qe kisha deshiruar aq shume te kisha dhe njeriu me pozitiv qe mund te takoja. Faleminderit @spitaliamerikan per stafin, perkujdesjen dhe qe u bete shtepia e pare e Nolan Sol”, ka shkruar Dojna krahas fotove./abcnews.al

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Dojna Mema (@dojnamema)

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!