Loredana dhe Mozzik janë si gjithmonë kryefjala e mediave rozë. Kohët e fundit, ata janë përfolur se janë ndarë.
Mirëpo, një foto e postuar në Instagram nga artistja ka bërë lëmsh rrjetin, pasi kanë nisur aludimet se ajo mund të jetë shtatzënë për herë të dytë.
Loredana ka publikuar foton e një atleteje bebi, krahas së cilës ka shkruar “2”.
Kujtojmë se pas ndarjes nga Mozzik, rep-artistja tha se ata janë të dy shumë kokëfortë dhe nuk mund të kenë një marrëdhënie të shëndetshme. Ata kanë së bashku një vajzë të quajtur Hana./abcnews.al