Nënë për herë të dytë, blogerja e njohur shqiptare zbulon gjininë e fëmijës

schedule11:40 - 27 Qershor, 2022

schedule 11:40 - 27 Qershor, 2022

Blogerja e njohur, Sara Karaj do të bëhet nënë për herë të dytë. Lajmin e ëmbël e ka dhënë vetë ajo, rreth një muaj më parë, përmes një videoje shumë të bukur në Instagram.

Ndërsa, këtë herë, Sara ka zbuluar gjininë e bebushit, që pritet të vijë në jetë.

Ajo ka organizuar një super festë, ku familjarët kanë votuar për gjininë. Ndërsa, në fund, së bashku me partnerin e saj, kanë çarë tullombacen dhe kanë mësuar se do të bekohen me një djalë.

Kujtojmë që janë prindër të një djali, të cilin e kanë pagëzuar me emrin Tomas./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!