Nënë për herë të dytë, Andrra Destani zbulon kur mund të vijë në jetë djali

schedule18:25 - 22 Dhjetor, 2020

schedule 18:25 - 22 Dhjetor, 2020

Andrra Destani, bashkëshortja e Sinan Hoxhës është shtatzënë për herë të dytë. Para pak ditësh, ajo zbuloi se është sërish në pritje të një djali.

“Kete fundvit, esenca e atmosferes festive ne familjen tone eshte pohimi i lutjeve te Ansit! Falenderuese pafund Zotit, per dhuraten me te bukur te Ansit, nje vella… Nje perkedhelje e embel per Ansin po vjen…”, shkroi Andrra.

LEXO EDHE: Pas lajmit për shtatzëninë, Andrra konfirmon të vërtetën dhe pozon me barkun e rrumbullakosur

Ndërkohë ditën e sotme ajo ka publikuar një tjetër foto me barkun e rrumbullakosur dhe ka zbuluar se në cilën fazë të shtatzënisë ka arritur. Andrra ka treguar se është në muajin e gjashtë të pritjes së ëmbël dhe me padurim pret të njihet me vogëlushin e saj të dytë.

“Të qenurit shtatzënë do të thotë se çdo ditë e më shumë i afrohem takimit me dashurinë tjetër të jetës sime. 25 javëshe”, shkruan Andrra.

Kjo do të thotë se fëmija i dytë i çiftit të njohur mund të vijë në jetë nga muaji mars. Kujtojmë se djali i parë i tyre ka lindur në maj të 2016-tës dhe vitin e ardhshëm do të festojë 5-vjetorin. l.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!