Nënë për herë të dytë? Almeda Abazi e thotë publikisht

schedule11:16 - 18 Gusht, 2020

schedule 11:16 - 18 Gusht, 2020

Almeda Abazi është komentuar gjithmonë për thjeshtësinë e saj, jo vetëm në mediat shqiptare, por edhe ato turke.

Ajo bashkë me aktorin turk  Tolgahan Sayisman janë prindër të një djali, të cilin e kanë pagëzuar me emrin Efehan.

Mirëpo në planet e Almedës duket se është një familje më e madhe dhe nga një postim i saj i fundit mund të kuptohet se ardhja e një fëmije tjetër është e afërt.

Bukuroshja dëshiron një vajzë dhe këtë nuk ka nguruar ta thotë hapur.  Gjatë një bisede me kushërirën e saj, Ajsel, ajo i ka treguar të gjitha

“Do ta bësh 1 gocë kshu?”,  i shkruan Ajsela, ndërsa Almeda i është përgjigjur publikisht: “Meqë dashka Ajla s’po ia prishim!”.

Të gjithë janë kuriozë dhe mezi po presin që shumë shpejt, Almeda të bëhet nënë e një vajze./abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!