Nënë e bir humbin jetën nga Covid në Gjilan

schedule21:27 - 6 Shtator, 2021

schedule 21:27 - 6 Shtator, 2021

Nënë e bir nga Gjilani i Kosovës kanë humbur jetën nga Covid-19. Lajmi është bërë me dije nga kryetari i kësaj komune, Lufti Haziri në emision Prime time.

“Fatkeqësisht sonte u njoftova se dy anëtarë të familjes Arifi nga Zhegra kanë vdekur, janë nënë e djalë. Kanë vdekur sonte në mbrëmje dhe kjo e rëndon shumë situatën”, tha ai. Ai ka thënë se ky është një lajm shumë i rëndë.

Haziri ka bërë të ditur se aktualisht në komunën e Gjilanit janë gati 900 raste aktive.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!