Nënë e bijë të famshme në Instagram e Tiktok, Fladia e Dena ndajnë prapaskenat e videove me gjyshin

schedule08:34 - 17 Maj, 2022

schedule 08:34 - 17 Maj, 2022

Fladia Topi është një nga vogëlushet më të famshme shqiptare në Instagram. Ajo bashkë me mami Denën dhe gjysh Arbenin, janë bërë tashmë viral në rrjetet sociale. Kjo pasi realizojnë video nga më të ndryshmet, të cilat janë pëlqehen shumë nga publiku.

Të ftuara në “ABC e Mëngjesit”, nënë e bijë dhe gjyshi në Skype nga Greqia, kanë ndarë eksperiencat e tyre me videot dhe impaktin që marrin nga fansat në Instagram.

“Gjyshi është aq i fiksuar me Tiktok sa sa herë vjen në Shqipëri thotë kur do bëjmë video”, tha mami Dena.

“Është e vërtetë dua 16 prova për një video se nuk jam profesionist”, u shpreh gjyshi.

“Ka pasur disa video që ka pasur vështirësi, po e para fare me Kapedanin ka qenë shumë e vështirë.

Mami ka një gjë që është shumë perfeksioniste, sikur një lëvizje të bësh gabim, mami e kthen të gjithë nga e para”, tha Fladia.

“Gjyshi para se të niset që të vij në Shqipëri thotë I keni bërë gati videot se tani është bërë i njohur.

Ka plot komente negative. Unë mendoj që jeta është edhe pozitive dhe negative. Edhe ‘Baby shark’ ka unlike, që është shumë e bukur”, tha mami Dena./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!