Nënat dhe fëmijët në “liri”, jashtë deri në orën 11:00

schedule08:22 - 26 Prill, 2020

schedule 08:22 - 26 Prill, 2020

Tirana këtë të dielë si një javë më parë do të jetë nën gjallërinë dhe buzëqeshjet e fëmijëve.

E diela e 26 prillit ju dedikohet fëmijëve, të cilët do të kenë mundësi që të shijojnë diellin, hapësirat e gjelbra, të luajnë në park pas një jave të mbyllur në shtëpi, si një masë mbrojtëse për t’i ruajtur nga COVID-19.

Gjatë daljes nënat duhet të kujdesen që të respektojnë masat mbrojtëse, nuk duhet të shoqërohen me shoqe dhe fëmijët duhet të mbahen larg çdo kontakti me fëmijë të tjerë. Pas orën 11:00 do të duhet të rikthehen në shtëpi, pasi fillon ora policore e cila përfundon të hënën 05:00 të mëngjesit.

Ndërkohë një ditë më parë ishin pensionistët ato që shijuan disa orë lirie jashtë shtëpisë së tyre, pas kufizimit prej më shumë se 6 javë  nga dalja për shkak të masave mbrojtëse ndaj koronavirusi. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!