Përgjegjësit e urgjencës në Michigan thanë se një foshnjë nuk priti deri në spital dhe erdhi në jetë në parkingun e një dyqani Costco.
Departamenti i Zjarrfikësve të Green Oak Toënship njoftoi se një çift ishte duke shkuar për në spital të shtunën kur kuptuan se nuk do të arrinin në kohë për lindjen e foshnjës së tyre.
Çifti shkoi në parkingun e dyqanit Costco Wholesale në zonën e Brighton dhe kontaktoi urgjencën.
Nëna dhe foshnja u transportuan me autoambulancë pjesën tjetër të rrugës për në spital. Zëvendës shefja e Green Oak Fire, Tracy Chamberlain tha se nëna dhe foshnja janë në gjendje të mirë pas lindjes./abcnews.al