“Nëna”/ Regjisori Xhelili zbulon pse zgjodhi Ema Andrea për rolin kryesor: E kishim shumë të vështirë

schedule13:20 - 9 Shkurt, 2024

schedule 13:20 - 9 Shkurt, 2024

“Nëna” është shfaqja më e re që është vendosur në Teatrin Kombëtar Eksperimental dhe duket që ka korrur shumë sukses. Vepra e dramaturgut francez Florian Zeller, i cili deri ne vitin 2010, përfundoi një trilogji të veprave teatrore që përfshinin “Babai”, “Biri” dhe “Nëna”, ka në qendër të saj dramën e nënës, me sëmundjen, krizën dhe dhimbjen.

Regjisori i kësaj shfaqje, Mehmet Xhelili ka ndarë detajet në emisionin “Pas Mesnate”, duke theksuar se është dramë për gruan, vetminë dhe ikjen. Ai sakaq, ka zbuluar dhe arsyen pse zgjodhi aktoren e njohur, Ema Andrea për rolin kryesor, pas shumë dilemash.

“Skena është një gjë që ka shumë kuptim për jetën time, nuk mund ta përshkruaj dot me një fjalë. Pasqyra është një nga detajet e shfaqjes ‘Nëna’. Në fakt përfytyrimi im i parë kur e kam menduar shfaqjen nga pikëpamja vizive, ka qenë pikërisht një pasqyrë e thyer. Nëna është një personazh që janë thyer pjesë të saj dhe është në një moment jashtëzakonisht delikat dhe mundohet që këtë pasqyrim të jetës së saj ta riformojë, ose t’i gjejë kuptimin fillistar të jetës. Pasqyrat janë një detaj që erdhi pak me vonesë në faktorin tonë dhe kur erdhën u bën pjesë shumë organike në shfaqjen tonë.

Në momentin kur filluam të mendojmë për aktoren kryesore që do të mishërojë rolin e nënës, e kishim shumë të vështirë për të zgjedhur. Ka shumë aktore që mund ta luajnë rolin e nënës, nga pikëpamja e përvojës së tyre të gjatë në fushën e mjeshtërisë së aktorit, por dhe nga mosha. Mirëpo, që në fillim kemi menduar që nëna duhet të ishte pak më shumë se sa mishërimi i rolit, duhet ta kthej teatrin në një lloj kërkimi të diçkaje të re dhe këtë e jepte dhe vetë teksti”, u shpreh ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!