Nëna në Ersekë braktis dy fëmijët e mitur

schedule16:42 - 15 Dhjetor, 2021

schedule 16:42 - 15 Dhjetor, 2021

Një 31-vjeçare nga fshati Taç në Ersekë është vendosur në hetim me akuzën e braktisjes së fëmijëve të mitur. Policia deklaron se burri denoncoi gruan për largimin nga banesa.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kolonjë, bënë shpalljen në kërkim dhe filluan procedimin penal për veprën “Braktisja e fëmijëve të mitur” për shtetasen P. K., 31 vjeçe, banuese në fshatin Taç, Ersekë, pasi ka bërë kallëzim bashkëshorti i saj, shtetasi E. K., 37 vjeç, i cili ka deklaruar se shtetasja e mësipërme është larguar nga banesa ditën e djeshme dhe ka braktisur dy fëmijët e mitur” thuhet në njoftim.

Materialet i kaluan Prokurorive së Rretheve Gjyqësore Korçë e Pogradec për veprime të mëtejshme./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!