Nëna me “qera”, PD kundër: Rrezik shëndeti dhe korrupsioni

schedule15:04 - 23 Prill, 2024

schedule 15:04 - 23 Prill, 2024

“Në këtë ligj i japim më shumë prioritet surogacisë sesa mëmesisë së sigurtë.”

Zheni Gjergji, kryetarja e Komisionit Parlamentarë trë Shëndetësisë, renditi disa probleme te ligji i ri për riprodhimin, ku është dhe koncepti i nënave surogato, apo nënave që pas lindjes e japin fëmijën për një çiftë që e kërkon.

“Në këtë ligj që një nënë surrogato mund t’i lejohet 5 fëmijë që është numër i madh  që gruan e ekspozon edhe ndaj rrisqeve të mëdha shëndetësore edhe një grua që ka komplikacione, këtë barrë do e paguajë shteti pra sistemi shëndetësor.”

Në ligj thotë kryetarja e Komisionit parlamnetarë për shëndetësinë, duhet të ketë kufizime edhe për shkak të shterës së grave që janë më të predispozuara për tu bënë nëna surrogate.

“Duhet të ketë kurizime, një grua nuk mund të bëj 5 shtatzani surrogative, është i lartë dhe kam frikë që gratë në kushte të veshtira ekonomike, do të jenë pre e kësaj”

Edhe vende perëndimore nuk e kanë aprovuar konceptin e nënës surrogate, për disa arsye. Gjergji më shumë se se pro apo kundër, i mëshon faktit se duhet të ketë rregullim të palëve që bëjnë marrëveshjen.

“Në vende që e kanë aprovuar, marrëveshja kryehet në gjykatë ndërkohë këtu bëhet tek noteri, gjë që e rriskon shumë shëndetin e një gruaje.”

Sipas saj, projekligji i hartuar nga ministria e shëndetësisë, i hedhur për konsultime me ekspertët, duhet të rishikohet në tërësinë e tij.

“Ndoshta do të jetë një treg i madh embironesh edhe për cifte të cilat në legjislacionin shqiptar nuk janë të pranuehsme, për të patur një treg blerje të një fëmije.”/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!