“Nëna më la 4-vjeç, babai 6”, i biri i Tefta Tashko Koços: Jeta ime ka qenë gjithmonë luftë dhe tani

schedule13:05 - 11 Prill, 2023

schedule 13:05 - 11 Prill, 2023

Eno Koço, biri i dy prindërve artistë, Tefta Tashko dhe Kristaq Koço që u ndanë shpejt nga jeta për shkak të problemeve shëndetësore, ka rrëfyer të gjithë historinë e jetës së tij. Në emisionin “Pas Mesnate” në ABC News, ai tregoi se mbeti jetim në moshën 6-vjeçare dhe kjo e bëri më të fortë.

“Të dy prindërit më ikën shpejt. Unë isha 4 vjeç e gjysmë kur iku nëna dhe 6 vjeç e gjysmë kur iku babai. Ajo periudha e fillimit ka qenë vërtetë e vështirë. Përpara se të filloja shkollë, ka qene një periudhë vërtetë e vështirë dhe më vonë. Por ajo të bën dhe më të fortë. Nuk është e thënë që të kesh një fatkeqësi të bëhesh i fortë, por në rastin tim jeta të mëson të vuash, të luftosh. Edhe mundohesh të fitosh dmth. Kjo ka qenë eksperienca ime gjithnjë. Nuk është se mbaroj lufta dhe filloi një jetë e lumtur. Edhe sot që flasim në këtë studio, unë prap kam një luftë dhe më duhet të bëj. Kjo është jeta”, u shpreh dirigjenti i njohur.

Më tej, Eno u ndal dhe te filmi “Koncert në vitin 1936”, që i dedikohet nënës së tij, duke theksuar që turneu në të vërtetë u bë në vitin 1935.

“Thonë se bëri atëherë një turne në vitin 1935, pa çka si filmi është në 1936. Pastaj vazhdoj me turnet nëpër Shqipëri, ishte një gjë jo e zakontë atëhere të mësoje me muzikë klasike nëpër konservatore, edhe të vije në Shqipëri në atë kohë nga Franca. Kështu që jeta e mësoi Teftën që të mësoje këngët popullore qytetare, ato që ishin më në zë të atyre kohëve. Në bashkëbisedim me këngëtarët dhe ata që i dinin këto këngë”, tha ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!