Një nënë ka bërë një kallëzim në polici, pasi vajza e saj 20-vjeçare është larguar nga banesa. Ajo ka kërkuar ndihmë, pasi e bija vuan nga probleme të shëndetit mendor.
“Më datë 26.09.2024, rreth orës 21:20, është paraqitur në Komisariatin e Policisë Nr. 6 shtetasja e cila ka kallëzuar se më datë 26.09.2024, rreth paradites, është larguar nga banesa vajza e saj, shtetasja 20 vjeçe, dyshohet me probleme të shëndetit mendor. Punohet për gjetjen e saj”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ndërkohë, materialet i kaluan Prokurorisë./abcnews.al