Prej disa ditësh, një lajm po bën xhiron e rrjetit, ku një nënë i ka shpuar veshin foshnjes së saj vetëm një muajshe. Ky veprim ka shkaktuar shumë debate në rrjet, ku shumë nëna kanë dal kundër dhe mendojnë se duhet vendosur një ligj lidhur me këtë.
Ky diskutim është hapur edhe në studion e “ABC-së së Mëngjesit”, ku psikologia, Blerina Spahiu, nëna e re, Alba Baholli dhe në skype nga Londra, pediatrja Razije Musa, kanë dhënë mendimet e tyre.
“Mendoj se Krena duhet ta pëlqej një herë vathin, t’ja pëlqej shoqeve të veta. Por jo vetëm kaq, do më duhet tja shpegoj që kanë dhimbje dhe duan kujdesin e higjenës. Plus më duken një aksesor që nuk janë për fëmijët, duhet për një vajzë pak më të rritur.
Duhet të ekzistojë një lloj ligji, një lloj kontrolli që prindërit të marrin informacion e duhur edhe për higjenën e fëmijës”, u shpreh Alba.
“Unë do shtoja që do vendos për ty deri në 18 vjeç, por në bashkëpunim me ty. Unë mendoj se duhet vendosur një rregull për këtë, një ligj se ka prindër të cilët nuk e dinë rrezikun që i priret fëmijës. Mendoj se duhet një ligj për të vendosur një kufij lidhur me moshën e fëmijës”, tha psikologia.
“Mua më ka ndodhur në vitin ‘71-‘72. Prindërit kanë pasur 3 vajza dhe kanë lindur djalin e më ka thënë që shpoja veshin. Sepse çunat me një vath janë të vetëm sipas traditës, që të ishte si simbol për të mos rënë pre e gjakmarrjes.
Rreziku që i kanoset fëmijës, nëse bebi shkon në çerdhe dhe aksidentalisht mund të ndodh diçka. Nuk është e mirë, prandaj unë nuk e preferoj. Unë them që mosha ideale është 16 vjeç se fëmija krijon personalitetin e vetë”, deklaroi pediatrja e njohur./abcnews.al