Nëna i çon djalit qesen me duhan në burgun e Fierit, çfarë kishte fshehur brenda

schedule16:38 - 8 Prill, 2022

schedule 16:38 - 8 Prill, 2022

Tentativat për të dërguar sende nga jashtë në burgun e Fierit janë të shumta. Një rast është konstatuar gjatë ditës së sotme.

Strukturat e policisë në IEVP Fier, gjatë kontrollit të një pakoje postare dërguar nga nëna e një të dënuari brenda një qeseje me duhan u gjet një aparat celular tip Samsung.

Menjëherë është vënë në dijeni SHKBB për hetime të mëtejshme.

Gjatë kontrolleve të fundit në këtë burg janë gjetur drogë, mjete prerëse e telefona. Rasti më i fundit i raportuar ka ndodhur në shkurt kur kanë gjetur një mjet prerës rreth 15 cm të gjatë.

Kontrolli ka vijuar edhe në godinën e paraburgimit, ku në ambientet e përbashkëta, brenda lavatriçes është gjetur një telefon celular, Nokia.

Karikuesi i këtij telefoni u gjet në po të njëjtën godinë, në ambientet e dusheve.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!