Ajkuna Lajqi është nëna heroinë, pas 9 vajzave ajo lindi djalin e vetëm dhe njëkohësisht është një skulptore e suksesshme.
Në një lidhje me Skype nga Peja, ajo ka treguar për “ABC e Mëngjesit” se fatkeqësisht përpara dy viteve, humbi bashkëshortin, i cili u vra me traktor.
Ajkuna ka thënë se ishte momenti më i vështirë i jetës së saj, por që ka mbështetjen e fëmijëve. Sakaq, ajo është bërë dhe gjyshe dhe kjo e ka përmbushur më shumë.
“Fëmija më i madh është 31 vjeç dhe jam bërë gjyshe. Jam bërë nënë për herë të parë në moshën 21 vjeçe. Fatkeqësisht, bashkëshorti im nuk jeton më, sepse para dy vitesh u vra me traktor. Ka vdekur në një moshë shumë të re dhe për ne ka qene shumë e vështirë, momenti më i vështirë në jetën tonë.
Vajza e madhe është e martuar ka dy fëmijë, arkitekte, ndërsa e dyta asambleiste, e treta agjende në tre nga marketet më të mëdha të Kosovës, vajza tjetër ndodhet në Gjermani punon edukatore, tjetra ka një sallon bukurie në Pejë, tjetra në shkollë të lartë, ndërsa binjakët e fundit i kam në gjimnaz”, tregoi ajo./abcnews.al