Aktorja e njohur, Drew Barrymore ka treguar për herë të parë vitet e saj të trazuara të adoleshencës dhe marrëdhëniet e saj me nënën e saj, Jaid Barrymore.
Në një intervistë për emisionin “The Howard Stern Show”, ajo shpjegoi se për rreth 18 muaj, kishte përjetuar një periudhë të errët të jetës së saj.
Barrymore u shpreh se ishte vetëm 13 vjeç kur e ëma u detyrua që ta shtronte atë në një spital psikatrik.
“Isha jashtë kontrollit. Shkoja në festa, i vidhja makinën mamit tim, i merrja para, zhdukesha me ditë. Aq keq u bë gjendja sa ajo u detyrua të më dërgojë në një spital psikiatrik. Aty qëndrova për 18 muaj dhe mora veten”, tha aktorja.
Barrymore shtoi se atëherë ajo ishte e zemëruar me nënën e saj dhe mendonte se nuk do të mund ta falte më, pasi se shihte dot as drejt në sy.l.k/abcnews.al