Nëna e saj në frontin e betejës kundër Covid-19, Vjosa Osmani bën dedikimin prekës

schedule11:54 - 18 Gusht, 2020

schedule 11:54 - 18 Gusht, 2020

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës Vjosa Osmani ka ndarë në rrjetet sociale fotos e së ëmës, me bluzën e bardhë në frontin e parë të betejës kundër koronavirusit.

Osmani bën apel për repspektimin e masave, që të shpëtohen jetë.

Mami, 63 vjeqare, në vijën e frontit në luftë për shëndetin tonë, bashkë me mijëra infermierë, mjekë e punonjës shëndetësor të cilët rrezikojnë veten për ne.

Mbani maskat, distancën e higjienën që të shpëtoni jetë. Në këtë betejë, duhet të jemi bashkë me punonjësit shëndetësor e t’i ndihmojmë ata e gjithë shoqërinë tonë të dalim fitimtarë”, shkruan Vjosa Osmani./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!