“Nëna e maleve” i rikthehet pasionit të vjetër, Ladi Sulo ndan eksperiencën në alpinizëm

schedule14:11 - 30 Janar, 2021

schedule 14:11 - 30 Janar, 2021

Ladi Sulo, e njohur si “nëna e maleve” i pëlqen të zbulojë destinacione të reja malore. Pas një viti mungesë për shkak të një aksidenti ku theu këmbën, gjyshja alpiniste ngjiti Majën e Gurit bashkë me moderatorin Eni Shehu. Për emisionin “Nuk është karantinë”, Sulo ndau disa nga eksperiencat e saj nëpër male.

Ajo tha se ka afro 10 vite që merret me këtë sport dhe se mosha nuk ka ndikuar fare. “28 Nëntor 2012, ishte 100 vjetori i Pavarësisë. Ka qenë ditë me shi dhe vetëtima dhe kur kam zbritur kam qenë bërë ujë e tëra.”, tha Ladi.

“Njeriu është bërë i tillë, dhe unë përsëri bëj një aventurë që askush nuk do ta bënte. Unë kam vullnetin, jam e motivuar, është një aktivitet shumë i bukur. Unë nuk shkoj në mal të më shohë bota, por të shoh botën.“, shtoi ajo. /abcnesws.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!