Nëna e CR7 tregon emrin e klubit në të cilin do të luajë nipi i saj sezonin e ardhshëm

schedule15:10 - 28 Shtator, 2022

schedule 15:10 - 28 Shtator, 2022

Nëna e sulmuesit të Manchester United, Cristiano Ronaldo, Dolores Aveiro, ka emëruar Sporting si klubin për të cilin do të luajë djali i yllit portugez, Cristiano Jr.

E ardhmja e Ronaldos dukej e pasigurt verën e kaluar me bisedimet për një largim të mundshëm të sulmuesit. Ai ka mbetur në Old Trafford, por nëna e tij ka komentuar që djali i saj mund të bashkohet me klubin e tij të fëmijërisë.

“Mund të ndodhë, por jo tani. Nuk ishte këtë vit, mund të ndodhë vitin tjetër. Nëse Ronaldo nuk vjen, atëherë do të jetë djali i tij dhe nipi im, Cristiano Jr.

Ai tashmë e ka Cristiano Jr si pasardhësin e tij. Nëse dëshirat e një nëne dhe gjysheje plotësohen, e ardhmja e afërt e njërit prej djemve të tij do të jetë në Sporting./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!