Nëna e Alexei Navalnyt kërkon trupin e pajetë të tij, ngre padi për ‘mosveprim’

schedule11:03 - 21 Shkurt, 2024

schedule 11:03 - 21 Shkurt, 2024

Nëna e Alexei Navalny ka ngritur padi për ‘mosveprimin e komitetit hetimor për lirimin e djalit të saj’, shkruan CNN.

Media shtetërore ruse raportoi më herët se gjykata e qytetit të Salekhard në Rrethin Artik mori ‘një ankesë’ nga Lyudmila Navalnaya për “veprime dhe vendime të paligjshme”, por nuk specifikoi se kë ose çfarë entiteti akuzoi e ëma e liderit të opozitës ruse. Seanca do të jetë e mbyllur dhe është caktuar për 4 mars, tha gjykata për agjencinë shtetërore ruse të lajmeve TASS.

Hetuesit i kishin thënë nënës së Navalny se e kishin zhvendosur trupin e djalit të saj në një morg në Salekhard. Por kur ajo dhe avokati i Navalny mbërritën në morg fundjavën e kaluar, atyre iu tha se trupi nuk ishte aty .

Dje nëna e të ndjerit i bëri thirrje presidentit rus Vladimir Putinm, duke thënë “Më lejoni të shoh djalin tim”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!