Nëna e 42-vjeçarit që u rrah për vdekje kërkon burgim të përjetshëm për dy shqiptaret: Po të ishte edhe djali tjetër, do ma kishin vrarë

schedule14:35 - 28 Qershor, 2022

schedule 14:35 - 28 Qershor, 2022

Nëna e 42-vjeçarit që u dhunua për vdekje nga dy 24-vjeçarë në Rafina ka kërkuar burgim të përjetshëm për vrasësit e djalit të saj.

Lexo edhe: I ngacmuan fillimisht të dashurën, 4 shqiptarë dhunojnë për vdekje 42-vjeçarin në Greqi

“Kam kërkuar që vrasësit e fëmijës tim të kapeshin dhe tani të gjykohen e të kalben në burg. Nëse djali tjetër do të shkonte me vëllain atë natë, mund ta kishin vrarë edhe atë”, ka thënë ajo me kërkesën që të respektohet dhimbja e familjarëve.

Në të njëjtën kohë, ditën e djeshme nga dera e prokurorisë kanë kaluar 24-vjeçarët me origjinë shqiptare, të cilët i kanë proceduar për vrasje me paramendim dhe për armëmbajtje pa leje.

Ata u arrestuan në orët e para të mëngjesit të djeshëm në autostradë, disa orë pas vrasjes makabre. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!