Nën tingujt e muzikës shqiptare, vajza e Mozzik dhe Loredanës “e qan” vallen tropojane

schedule10:54 - 15 Korrik, 2020

schedule 10:54 - 15 Korrik, 2020

Mozzik dhe Loredana janë prindër të një vajze që e kanë quajtur Hana. Edhe pse prej kohësh, dyshja i ka dhënë fund marrëdhënies së tyre, ata vijojnë të mbajnë një raport të mirë për hir të vogëlushes.

Loredana është shumë aktive në rrjete sociale, ku ndan shpesh foto me të voglën e saj. Së fundmi, ajo ka ndarë disa momente të veçanta me vogëlushen, mes të cilave ra në sy një video ku ajo shfaqet duke kërcyer vallen e Tropojës.

Hana, vetëm një vjeç e gjysmë shihet teksa shijon në maksimum tingujt e valles së Tropojës dhe duket se vogëlushja e pëlqen kaq shumë muzikën, ashtu sikundër dhe prindërit e saj. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!