Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Nën terror prej disa orësh, lagja “11 Nëntori” në Elbasan i rikthehet normalitetit

schedule19:30 - 24 Shtator, 2020

schedule 19:30 - 24 Shtator, 2020

Pas më shumë se gjashtë orësh lagja “11 Nëntori” në Elbasan i është rikthyer normaliteteit. E gjitha zona i ngjante sot një sheshi lufte, ndërsa pas 5 orësh negociata ngjarja përfundoi me eliminimin e 71-vjeçarit Lefter Zhidru nga forcat RENEA.

Gazetarja Xhensila Kodra raporton se zona tashmë është e qetë, ndërsa për shumë orë banorët përjetuan momente paniku, mes të shtënave me armë.

Ngjarja ndodhi rreth orës 13:00 në banesën e çiftit në një pallat në lagjen “5 Maji” në Elbasan. Ka qenë bashkëshortja ajo e cila ka njoftuar policinë pas sherrit me 71-vjeçarin.

Çfarë ndodhi sot në Elbasan?

Ngjarja ndodhi rreth orës 13:00 në banesën e çiftit në një pallat në lagjen “5 Maji” në Elbasan. Ka qenë bashkëshortja ajo e cila ka njoftuar policinë pas sherrit me 71-vjeçarin.

Gruaja ka arritur të dalë pa u lënduar nga banesa, ndërsa ka ndërhyrë menjëherë policia e Elbasanit. Pas ndërhyrjes së policisë i moshuari qëlloi drejt këtyre të fundit nga dritarja e banesës, ndërsa plumbat plagosën dy të rinj, kalimtarë të rastit, të cilët fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën.

LEXO EDHE: “Ti më tradhton”! Zbardhet dëshmia e gruas, si nisi sherri me burrin, që ia ekzekutoi RENEA

Pasi Lefter Zhidru vijonte të qëllonte drejt efektivëve në vendngjarje mbërritën forcat FNSH dhe më pas RENEA. Pas disa orë negociatash të dështuara, RENEA ndërhyri në banesën e 71-vjeçarit, ndërsa ky i fundit vijonte të qëllonte ndaj tyre.

I moshuari nuk iu bind thirrjeve për t’u vetëdorëzuar, ndërsa ngjarja përfundoi fatkeqësisht me eliminimin e tij nga RENEA.

Lidhur me ngjarjen, policia e Elbasanit sqaroi se ekzekutimi i të moshuarit erdhi në kushtet e vetëmbrojtjes. Sipas policisë, Zhidru nuk pranoi të dorëzohej, por hapi zjarr kundër efektivëve dhe në kushtet e vetëmbrojtjes u qëllua duke u vrarë. g.v/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!