“Nën pushtetin” e të ftohtit polar, temperatura deri në -12 °C

schedule07:14 - 23 Janar, 2022

schedule 07:14 - 23 Janar, 2022

Sipas MeteoAlb: Masat ajrore me origjinë polare do të diktojnë orët e para të ditës mot të kthjellët por ekstremisht të ftohtë në të gjithë vendin tonë. Parashikohet që pasditja dhe kryesisht mbrëmja të shtoj vranësirat në jug-juglindje por nuk priten reshje. Temperaturat e ajrit do të vijojnë të jenë negative gjatë gjithë 24-orëshit në zonat lindore.

Temperaturat e ajrit ulen sërisht në vlerat minimale dhe maksimale duke luhatur vlerat ditore nga –12°C deri në 8°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi verilindor, kjo do të bëjë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim  3-4 Ballë.

Kosova

Moti i kthjellët dhe i ftohtë do të dominojë në të gjithë vendin gjatë orëve të paradites. NDERSA pasditja do të sjellë kalime vranësira nëpër  territor, më të dukshme në zonat veri-verilindore të vendit duke rrezikuar ndonjë reshje dëbore.

Maqedonia e Veriut

Mëngjesi mbete me vranësira të shpeshta në MV. Por duke ju afruar mesditës do kemi intervale me kthjellime dhe rënie e ndjeshme e temperaturave të ajërit. Të cilat do të bëjnë që ngricat të jenë prezente dhe problematike./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!