Nën petkun e Skënderbeut, kush është artisti që i jep jetë drurit dhe historisë

schedule09:10 - 17 Janar, 2024

schedule 09:10 - 17 Janar, 2024

Llesh Biba është aktori dhe skulptori i njohur, që i jep jetë drurit të historisë. Nën petkun e portretit gjigand të heroit tonë kombëtar, Skënderbeu, ai ka ardhur në studion e “ABC e Mëngjesit”.

Të veshur si në kohët historike, bashkë me gazetarin Enkel Demi dhe gazetaren Fabiola Demirneli, ata kanë aktruar, duke i bërë të gjithë për vete me interpretimin e tyre.

Sakaq, aktori ka zbuluar se jetën ia ka dedikuar artit, aktrimit dhe poezisë. Ai ka treguar se interpreton personazhe të ndryshme, por ai që ka më shumë rëndësi është Skënderbeu.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!