Lamtumirë 2022! Ka trokitur Viti i Ri 2023.
Një Vit i Ri me urime për më shumë mbarësi, begati e shëndet për të gjithë shqiptarët!
Ky ndërrim viti u prit me festime dhe fishekzjarrë në qytetet e vendit.
Në Tiranë ashtu siç premtoi kryebashkiaku Erion Veliaj, qielli në sheshin “Skënderbej” u ndriçua nga fishekzjarret.
Përveç spektaklit të fishekzjarreve sheshi ishte kthyer në një skenë feste që në orën 22:30.
Ndërsa për lokalet të shtunën dhe të dielën do të bëhet një tolerim njoftoi më herët Veliaj.
Vitin 2022 Tirana e mbyll si kryeqyteti europian i rinisë ndërsa vitin 2023 e nis si qyteti europian i sportit.
*Redaksia e Abcnews.al i uron të gjithë shqiptarëve Gëzuar Vitin e Ri 2023!/Abcnews.al/