Nën hetim për shpërdorim detyre/ SPAK merr të pandehur Elvis Rroshin

schedule14:12 - 9 Qershor, 2025

schedule 14:12 - 9 Qershor, 2025

Paraqitet në SPAK ish-kryetari i bashkisë së Kavajës Elvis Rroshi. Ish-kryebashkiaku po hetohet për shperdorim detyre dhe këtë të hënë iu komunikua zyrtarisht edhe akuza.

Hetimet ndaj Rroshit kanë nisur pas kallëzimit të Kontrollit të Lartë të Shtetit në lidhje me një  auditit të bërë në vitet 2013-2014, në kohën kur bashkia e Kavajës drejtohej nga Roshi.

Ish-kryetari i bashkisë së Kavajës, Elvis Rroshi u kallëzua në Prokurorinë e Kavajës nga KLSH në shtator të vitit 2015, ku sipas dy kallëzimeve të ndara Rroshi dhe 10 zyrtarë të tjerë dyshoheshin se kishin shkaktuar një dëm ekonomik prej 33 milionë lekësh me tenderat e rikonstruksionit të qendrës së qytetit dhe ndërtimin e disa rrugëve.

Në një njoftim zyrtar të atëhershëm të KLSH-së thuhej se shkeljet u zbuluan pas një auditi të kryer në Bashkinë e Kavajës për periudhën janar 2013-dhjetor 2014, kohë për të cilën Rroshi dhe vartësit e tij akuzohen se kanë kryer veprat penale të “shpërdorimit të detyrës” dhe “shkeljes së barazisë së pjesmarrjes në tendera apo ankande publike”.

Në listën e shkeljeve u renditën 12 tendera, të zhvilluar kryesisht për rikonstruksionin e qendrës së qytetit, të disa rrugëve lidhëse dhe mbjelljen e pemëve dekorative.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!